EMRAT/ Identifikohen dy viktimat dhe i plagosuri në aksidentin tragjik tek TEG

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku një kamion pompë betoni u përplas me një automjet dhe përfundoi jashtë rrugës.

Viktimat janë dy shtetasit e huaj nga Egjipti:

Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.