VIDEO-SYRI TV/ Rrëshqitjet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ARRSH mohon problematikën

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe vështirësi serioze në qarkullim në vendin e njohur si Shkalla e Zezë, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Edhe pse janë vendosur barriera provizore dhe sinjalistikë paralajmëruese, zona vijon të mbetet e rrezikshme dhe e ekspozuar ndaj shembjeve

Nga SYRI TV

Shkalla e Zezë, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, vijon prej vitesh të mbetet një nga pikat më problematike të këtij segmenti, ku reshjet e shiut sjellin herë pas here rrëshqitje dherash dhe vështirësi serioze në qarkullim.

Gjatë përmbytjeve të muajit janar, situata u përkeqësua ndjeshëm në disa segmente, duke detyruar autoritetet të vendosin barriera provizore dhe sinjalistikë paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve.

Megjithatë, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve të përkohshme, zona vijon të mbetet e rrezikshme dhe e ekspozuar ndaj shembjeve, sidomos në periudha me reshje të dendura, duke krijuar pasiguri të vazhdueshme për qarkullimin.