Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme në Tiranë, ku dy drejtues mjetesh janë përleshur me leva pas një debati në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër, ndërsa situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e levave për të goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar konfliktin dhe arrestuar të dy personat e përfshirë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.