FOTO-EMRI/ Sherr mes fqinjëve në Tropojë, dhunohet 60-vjeçari, përfundon te Trauma në Tiranë
Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë dyshohet se ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili është transportuar për mjekim në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve për SYRI-n, bëhet fjalë për shtetasin Man Nezaj, i cili po merr trajtim mjekësor për dëmtimet e pësuara.
Sipas familjarëve dhe personave pranë të dëmtuarit, përplasjet mes palëve kanë qenë të përsëritura, ndërsa 60-vjeçari ngre akuza se Policia e Tropojës nuk ka reaguar në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Ata shprehin shqetësimin se ngjarja mund të sjellë pasoja të mëtejshme, duke bërë thirrje për një hetim të plotë dhe reagim nga autoritetet.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rastin.