Zjarr në kodrat pranë Selishtës në Mallakastër, flakët përfshijnë ullishta dhe shkurre
Një vatër zjarri është shfaqur në kodrat pranë fshatit Selishtë në Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka nisur zjarri dhe çfarë e ka favorizuar përhapjen e tij, ndërsa situata po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Mallakastrës.
Pavarësisht erës së fortë, zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zona të tjera.