‘Performanca e dobët e Bashkisë Kurbin’/ Kreu i PD: Rrezikohet nga reforma e re territorial si njësi e pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Kurbinit, Edmond Shkoza, ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, duke ngritur shqetësime për situatën e Bashkisë Kurbin.

Sipas Shkozës, raporti e rendit Bashkinë Kurbin nën mesataren kombëtare si për Indeksin e Funksionalitetit, ashtu edhe për Indeksin e Performancës Ekonomike.

Në postimin e tij në Facebook, Shkoza shprehet se këta tregues mund të ndikojnë në procesin e rishikimit të reformës administrativo-territoriale dhe se ekziston rreziku që bashkia të mos vijojë të funksionojë si një njësi e pavarur e vetëqeverisjes vendore.

Postimi i plotë:

Raporti Perfundimtar i Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen Administrativo-Territoriale e nxjerr Bashkine Kurbin me nje bilanc komplet te ZI!!!

Te nderuar qytetare te Kurbinit,

Dy nga treguesit baze qe po merren ne konsiderate ne procesin e rishikimit te Reformes Administrativo-Territoriale jane:

1.Indeksi i Funksionalitetit te Bashkive

2.Indeksi i Performances Ekonomike te Bashkive

Ne te dy keta tregues, Bashkia Kurbin renditet nen mesataren kombetare, duke deshmuar nje performance te dobet ne funksionimin institucional dhe administrimin ekonomik. Keta vleresime perbejne nje sinjal alarmi per te ardhmen e bashkise tone dhe rrisin rrezikun qe, ne kuader te Reformes se re Administrativo-Territoriale, Bashkia Kurbin te mos vazhdoje te ekzistoje si nje njesi e pavarur e veteqeverisjes vendore.

Me poshte ju paraqes raportin te ilustruar me fotot respektive!