Harry Kane parakalon Lamine Yamal në garën për ‘Topin e Artë’ pas Botërorit 2026

Botërori 2026 nuk ka sjellë ende një favorit absolut për fitimin e “Topit të Artë”, por sipas një analize të Betfair, aktualisht në krye të garës ndodhet Harry Kane, përpara ‘yllit’ të ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi anglez ka një probabilitet prej 19.50% për të fituar çmimin prestigjioz, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayernin dhe pas një Botërori ku Anglia u rendit në vendin e tretë. Kane ka shënuar plot 61 gola në 51 ndeshje, një statistikë që e forcon ndjeshëm kandidaturën e tij, pavarësisht se nuk arriti të luante finalen e Kupës së Botës.

Në vendin e dytë renditet Lamine Yamal, me një probabilitet prej 15.78%. Talenti spanjoll i Barcelonës ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe Botërorin me kombëtaren.

Në podium pozicionohet edhe Lionel Messi, me 13.68%, ndërsa pas tij vijnë Kylian Mbappé me 11.40% dhe Rodri me 9.32%. Më larg në renditje janë Ousmane Dembélé dhe Jude Bellingham, të dy me nga 3.42%.

Modeli i përdorur nga Betfair merr parasysh jo vetëm paraqitjet individuale, por edhe trofetë e fituar, rekordet personale, ndikimin në ndeshje dhe peshën mediatike të futbollistëve.

Historia e “Topit të Artë” tregon se triumfi në Botëror nuk është gjithmonë faktori vendimtar. Në vitin 2010, për shembull, Lionel Messi fitoi çmimin përpara kampionëve të botës me Spanjën, Andrés Iniesta dhe Xavi. Ndërsa në vitin 2018, Luka Modriç u shpall fitues pasi udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Botërorit.

Kështu, gara për “Topin e Artë” 2026 mbetet e hapur, me Harry Kane, Lamine Yamal, Messi, Mbappé dhe Rodri që konsiderohen kandidatët kryesorë për çmimin individual më të rëndësishëm në futbollin botëror.