Zjarr në Lazarat, digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Lazarat, në Bashkinë Gjirokastër, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me bar dhe shkurre, duke rrezikuar të përhapeshin drejt banesave.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri u favorizua nga era e fortë, çka rriti rrezikun e përhapjes së flakëve pranë zonës së banuar. Situata u vu më pas nën kontroll dhe zjarri u shua, duke shmangur dëmtimin e banesave.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë.
Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.