SYRI TV/ Lamallari mbron dhunën e uniformave blu në protesta: Sjellja e policisë, shembullore

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari  ka marr enë mbrojtje dhunën policorë,  ndaj qytetarëve në protesta. Në një komunikim për media, Lamallari deklaroi se  sjellja e policisë do të vijojë kështu, duke paralajmëruar sërish dhunë brutale ndaj protestuesve. 

Syri tv

Ministri I Brendshëm, Besfort Lamallari ka mbrojtur dhunën e policisë ndaj protestuesve duke paralajmëruar se policia e shtetit do të ketë të  njëjtën sjellje ndaj qytetarëve që protestojnë. Një ditë para protestës së njoftuar para Kuvendit, ministri I brendshëm ka mbrojtur edhe rastet e dhunës pas arrestimeve, duke e cilësuar sjelljen e uniformave blu, si shembullore.

Deklaratat e ministrit, vijnë në një kohë kur policia e shtetit ka dhunuar brutalisht qytetarët që protestonin para kuvendit, duke përdorur autobotet e ujit dhe  gazin lotsjellës për të shpërndare protestuesit paqësore.