'Pushteti lokal është minuar prej vitesh'/ Rira: Shkrirja e bashkive është një tjetër goditje që nxit shpopullimin
Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ka reaguar ndaj planit të mundshëm për shkrirjen e 14 bashkive, duke e cilësuar atë një goditje të rëndë për komunitetet lokale.
E ftuar në SYRI TV, Rira u shpreh se protestat e zhvilluara në Prrenjas dhe reagimet në bashkitë e tjera nuk kanë karakter politik, por janë një revoltë qytetare për mbrojtjen e shërbimeve bazë dhe të vetë ekzistencës së këtyre zonave.
Sipas saj, heqja e statusit të bashkisë do t’i largojë qytetarët edhe më shumë nga institucionet dhe do të nxisë emigrimin. Ajo theksoi se zonat malore janë më të prekura nga shpopullimi dhe se, në vend të investimeve dhe fuqizimit të pushtetit vendor, po propozohet një reformë që nuk është konsultuar me banorët.
Rira kritikoi gjithashtu mënyrën se si është zbatuar decentralizimi në Shqipëri, duke argumentuar se bashkitë nuk kanë marrë kompetencat e plota nga pushteti qendror. Sipas saj, zgjidhja nuk është shkrirja e bashkive, por forcimi i tyre dhe ofrimi i më shumë shërbimeve për qytetarët.
Rira:
Kjo është e vërtetë Ervin. Në fakt është një protestë publike e njerëzve të thjeshtë, e njerëzve që duan të mos ikin nga ky vend, të jetojnë në shtëpitë e tyre që i kanë ndërtuar me djersë, e njerëzve që e duan bashkinë afër, që i duan shërbimet afër. Prandaj kjo protestë dhe vetëm ajo që ishte dje në Prrenjas, por jam e sigurt që dhe në ato 14 bashki që janë projektuar për t'u shkrirë tashmë, ka reagime shumë të forta. Për shkakun e thjeshtë sepse në momentin që ti i ke hequr bashkinë, një individi, ti i ke larguar atij shërbimet kryesore, ekzistenciale. Pa të cilat, natyrisht askush nuk do që të rrisë fëmijët në një vend që nuk ka shërbimet kryesore. Dhe kuptohet që kjo çështje është aq e ndjeshme sepse ka mbledhur bashkë të majtë e të djathtë, njerëz përtej partive politike, sepse çështja nuk është politike.
Çështja është thellësisht njerëzore, është thellësisht ekzistenciale. Pra ne jemi në një kohë kur vendi ynë po kalon një dramë të madhe, atë të shpopullimit masiv të vendit. Projeksionet janë shumë negative për të ardhmen. Pra nga botërore, në projeksionet e saj thotë se pas 30 vitesh, një në tre veta në Shqipëri do të jetë i moshës së tretë, pra mbi 60 vjeç. Ty të ka shkuar, pra moshimi i popullsisë ka shkuar ashtu i lartë. Mosha mediane ka qenë 38 vjeç para disa vitesh, sot ka qenë, sot është 44.4. Pra këtu po flas pak nga lëmi im si sociologe. Ke një shpopullim kaq të frikshëm dhe zonat që janë shpopulluar më shumë, janë pikërisht zonat malore-kodrinore. Dhe po të shikoje atë listën e bashkive që ka dalë në rrjetet që qarkullon që kemi parë të gjithë, çfarë i bashkon këto bashki? Përse dikush në një zyrë të lapsit ka vendosur të shkrijë këto bashki, t'i shkrijë në bashki të tjera? Kam frikë se të gjitha këto bashki janë në një, janë në prag të ekzistencës së tyre. Të lidhet pra me këtë shpopullimin shumë të madh masiv që po kalojnë ato. Së pari janë zona malore dhe po të shkosh nëpër fshatra, nga veriu në jug të vendit tani, sepse po them një para një dekade kishin disa qarqe që ishin më mirë, disa më keq, tani ti ke vende dhe fshatra fantazmë pafund. Dhe në vend që kjo qeverisje, që është në mandatin e katërt që duhet të ishte perfeksionuar tashmë, të krijojë hapësira të duhura, të bëjë projekte, plane, strategji afatgjata, reforma që t'i mbajë njerëzit atje, që t'i mbajë fshatarët atje ku janë, në zonën e tyre, në fshatin e tyre, në malin e tyre, bën këto shkrirje, këto amalgamime që janë jo natyrale, janë që njerëzit nuk i duan. Ora, po i pyesni njerëzit për këto shkrirje? Për këto bashkime të panatyrshme? Sepse po të rrishim nja 50 vite pas 2014-ës, unë mendoj që po, mund të kishte vende për ndryshim kjo reformë. Po ti sapo e ke bërë një reformë. Reforma e 2014-ës ka vetëm 12 vite. Unë kam qenë asokohe kryetarja e parë në qytetin tim ku u shkrinë gjithë komunat dhe u krijua kjo bashki. Dhe të gjitha funksionet që morën bashkitë nga qeveria, pra nga pushteti qendror, përbën atë që quhet decentralizim, kanë ardhur të cunguara. Megjithatë, njerëzit duke e pasur bashkinë aty e kanë më të thjeshtë të ndjejnë, të prekin pushtetin që ata kanë. Dhe kush është ky pushtet? Që të dëgjohen, që të kuptohen nevojat e tyre, që të pyeten. A u pyetën këta banorë?
Sepse me një mesatare të thjeshtë të gjitha bashkitë, pra se edhe bashkia Mirditë po themi apo Tepelena, Prrenjasi nuk janë bashki të vogla. Mirdita me sa pashë në dijeninë time është diku te 6 mijë banorë dhe mund të kishte mbase një... po ti të shkrish këto bashki të mëdha? Një bashki si Prrenjasi për shembull, në 61 bashkitë e vendit është e 32-ta në numrin rendor. Pra nuk është as bashki e vogël as e madhe. Pastaj në Francë, në Europë, po themi, ka bashki me nën 2 mijë banorë. Në Francë, në Çeki, në Sllovaki. Bashkitë janë të vogla. Ka bashki të tjera si për shembull në Itali, në Spanjë me 6 mijë banorë. Ke dhe bashki të tjera në Finlandë, në vende të tjera, në Irlandë, me 30 mijë deri në 50 mijë. Pra nuk është çështja e numrave. Nuk është çështja e se ti po i shkrin këto për të krijuar ca funksionalitete të tjera. Ky është një argument që nuk qëndron. Unë dëgjova të kuptoja atë që kishte dhënë komisioni i mazhorancës kur pra një vije funksionale me librat. Kujt i shërben kjo? Sepse banorëve nuk iu shërben. Banorët nuk janë pyetur. Banorët e kanë marrë vesh në rrjetet sociale, dy-tre reagime dhe menjëherë u vu në alarm.
Dhe prandaj ka pasur atë reagim qytetar që u pa dje. Sepse dhe janë gjendur të papërgatitur. Sepse deputetët e zonës as që e kanë vënë ujin në zjarr që t'i tregojnë se çfarë do të bëhet. Sepse para disa muajsh u bë një mbledhje e këtij komisioni, por nuk u hodh në tryezë opsioni që ju banorë të Belshit për shembull, sepse në sallë ishin të shtatë bashkitë e qarkut Elbasan, ishte kryetari aktual i bashkisë, pra ju si e mendoni, a është më mirë për qytetarët t'i shkrijnë këto bashki, t'ju, le të them, t'ju ngjisim bashkive të tjera, apo është më mirë që tashmë pas 12 vitesh, pas tre mandatesh të plota ju e keni marrë tashmë fuqinë për të qenë njësi të vetëqeverisjes vendore. Pra me funksionet tuaja, me të gjitha atributet që ka një qeverisje e tillë. Nuk janë pyetur qytetarët. Janë gjendur të papërgatitur, janë vendime politike të marra befasish dhe natyrisht janë ndjehen të prekur, sepse në momentin që, siç të thashë i ke hequr bashkinë këtij komuniteti, ti e ke vrarë atë.
Ti e ke e ke lënë të lirë për t'i thënë ik vetë, ik vetë se unë po të largoj me 1000 lezet. Kjo është e thënë fare shkoqur dhe dhe thjesht. bsolutisht jo, sepse kuptohet që reformat lokale që janë bërë në Shqipëri, administrative, po flasim domethënë që para krijimit të shtetit shqiptar. Shqipëria para vitit 1912 ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe ishte ndarë në vilajete, në sanxhaka, kazana, nahije. Pastaj sistemi monist bëri ato reformat e tij që i ndau në lokalitete, dy-tre reforma të vogla. Reformat e viteve '90 në '92-shin për shkak edhe të ndryshimeve politike që ndodhën, e ndanë gjithë territorin e Shqipërisë, gjithë hartën në 313 komuna e bashki. Dhe ajo e 2014-ës u perceptua si një reformë që do t'i zgjidhte të gjithë problemet. Pra që tashmë nuk do të paguheshin po themi punonjës administrate parazitë, dhe në fakt kjo gjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse ne pamë nga u shtua administrata, u shtuan patronazhistët, domethënë paguheshin dy njerëz, ai që është në punë, ai punonjësi pra, dhe ai që i fitoi gjyqin, e kështu me radhë. Pushteti qendror kemi parë në këto vite, pra qeveria është munduar me thonj të mbajë kompetencat. Dhe ky është centralizimi i cunguar.
Pra nuk mund të flasim për decentralizim, kur nga njëra anë qeveria mban në ministritë e saj të gjitha kompetencat dhe nuk ia zbret ato poshtë tek bashkitë, tek qytetarët. Sepse shumë kompetenca kanë qenë të cunguara. Marrim për shembull rastin e, ne kemi pasur kur unë kam qenë asokohe në bashki, arsimin parauniversitar, dhe unë kisha për detyrë vetëm godinën. Si mirëmbajtje, tualetet e kopshteve të... po jo stafin pedagogjik, dhe mbaj mend që kam pasur një fshat atëherë që m'erdhën në zyrë e më thanë 'të lutem duam edukatore për fëmijët se na vjen keq'. Dhe e mora përsipër ta punësoj unë, ta paguaj nga paratë e bashkisë, dhe nuk më lejonte, gjithnjë kur e emëroja e shkarkonte ose më saktë nuk e miratonte aktin prefekti i qarkut Elbasan, sepse thoshte nuk është kompetenca jote. Pra a duam ne t'i kemi shërbimet më të mira?
Decentralizo këtë pushtet lokal që ke! Këtë bëj, do t'i bësh më të forta bashkitë...Peshku qelbet nga koka, sepse me pushtetin lokal në Shqipëri është abuzuar ose më saktë është minuar disa herë ky pushtet. Këto bashki, ne jemi koshientë, ne kemi parë kryeministri ka ndërhyrë në mënyrë barbare tek kompetencat e bashkive. Si mund të shkojë kryeministri në një vend t'i emërojë apo t'i heqë drejtorët e bashkive, apo personat e caktuar? Si mund të shkojë kryeministri të shkojë te bashkia më e madhe e vendit në Tiranë pasdite në darkë të mbledhë stafin atje e të organizojë e të heqë apo të emërojë njerëz? Pra këtë gjë nuk ta lejon ty, nuk ta lejon ligji organik i bashkive, që është le të themi ligji bazë, themeltar. Është 139/2015-ta që rregullon të gjitha marrëdhëniet, kompetencat e Këshillit Bashkiak, të kryetarit të bashkisë, paketën fiskale e kështu me radhë. Por nuk ta lejon karta e autoriteteve rajonale dhe lokale, që është kushtetuta e pushtetit lokal të Këshillit të Europës, që ne jemi pjesë e saj.
Ti në 2019-ën hyre në zgjedhje me domethënë me vetëm një parti. Vetëm partia socialiste, dhe si produkt i saj, ishin 61 Këshilla Bashkiakë monopartiakë. Këtu u vra, u zhduk zëri opozitar në të gjithë Shqipërinë. Në të gjitha, sidomos në qytetet e vogla, ku njerëzit njihen më shumë dhe kuptohet ajo antagonizmi është dhe më i fortë. Prandaj ti u gjendesh sot me një kryeministër që i mbledh kryetarët, i bën leckë, dhe u thotë 'nëse ju nuk më sillni 3 projekte, për paketën e maleve, unë nuk do t'ju rikandidoj'.