SYRI TV/ Punimet e Ujësjellësit lënë gropa në rrugë, ankohen banorët e Elbasanit
Rrugë me gropa kanë lënë pas punimet e ujësjellës kanalizimeve në Elbasan. Banorët shprehen se duhet të merren masa pasi në kryqëzimin kryesor që mbetet më problematike është kthyer në burim aksidenti, gjithashtu gropat rrezikojnë edhe personat që lëvizin me karroca.
SYRI TV
Punimet e ujësjellës-kanalizimeve në Elbasan kanë shkaktuar probleme ne rrugor e qytetit. Më problematike situata është në kryqëzimet kryesore dhe banorët shprehen se rrugët e Elbasanit janë kthyer në një kaos të vërtetë dhe se asfaltimi i tyre do të duhej të ishte përfunduar sipas premtimeve të bëra deri më tani.
Më e vështirë situata është për personat e sëmurë, të cilët duhet të lëvizin me mjete të posaçme apo me karrocë. Rrugët dhe gropat e shumta të lëna hapur i rrezikojnë drejtpërdrejt duke ndikuar në shëndetin e tyre. Shpeshherë gropat e lëna hapur nga ujësjellës-kanalizimet janë kthyer në burim aksidenti
Banoret i bëjnë thirrje Ujësjellës Kanalizimi Elbasan dhe Bashkisë të marrin masa të menjëhershme, pasi kanë kaluar 6 muaj prej afatit përfundimtar të mbylljes së punimeve.