Stuhia në Sarandë fundosi 2 skafe, nga 6 mjete lundruese u kërkua ndihmë
Dy skafe janë fundosur nga stuhia me erë të fortë dhe shi që përfshiu Sarandën, ndërsa mësohet se policia ka ndërhyrë në 8 raste.
Konkretisht:
3 mjeteve u është dhënë ndihmë në Bunec dhe janë transportuar në portin në Limjon.
2 mjete i ka kapur furtuna tek Kepi i Qefalit, ka shkuar skafi BP 11 dhe 1 prej tyre ka bërë rimorkimin në Portin e Limjonit.
1 mjet rrezik mbytje në Gjirin e Sarandës është tërhequr dhe është ankoruar në port Sarandë.
2 mjeteve u është dhënë ndihmë te vendi i quajtur Pema e Thatë në Ksamil.
Gjithashtu dy skafe që kanë qenë të ankoruara në portin e Limjonit nga stuhia janë tërhequr rreth 100 m larg nga bregu dhe janë fundosur.