Një trëndafil për Enrik Mehmetin, Vlora ceremoni nderimi për gazetarin

Me një trëndafil në dorë, miq, kolegë, familjarë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti.

Homazhet u zhvilluan në bregdet, në vendin që ai e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, aty ku çdo ditë priste turistët, u prezantonte bukuritë e Vlorës dhe promovonte me pasion qytetin që e donte aq shumë.

Mes emocionesh dhe lotësh, të pranishmit vendosën lule pranë fotografisë së tij dhe hodhën lule në det, si një simbol kujtese dhe mirënjohjeje për jetën dhe kontributin e tij. Ceremonia ishte një nderim për gazetarin 40-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë në një aksident në zonën e Zvërnecit.

Të afërmit, miqtë dhe kolegët e kujtuan Enrik Mehmetin si një profesionist të përkushtuar, një njeri me vlera dhe një ambasador të Vlorës, i cili me punën dhe dashurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që e njohën