", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/22/auto_Screenshot_81784710358.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Ndërron jetë në moshën 18-vjeçare aktorja Kaylee Hottle - kolegët i japin lamtumirën

Aktorja amerikane, Kaylee Hottle, e njohur për rolet e saj në filmat "Godzilla vs. Kong" dhe "Godzilla x Kong: The New Empire", ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në Frederick, Maryland.

Lajmin e konfirmoi babai i saj, Joshua Hottle, përmes një transmetimi në Facebook.

Familja e Kaylee është e komunitetit të të shurdhërve, ndërsa nëna e saj, Ketsi, e përshëndeti të bijën me një mesazh prekës, duke shkruar: "Të isha nëna jote ishte një privilegj, Kaylee Hottle".

Pas lajmit të hidhur reaguan shumë nga kolegët e saj.

Aktorja Millie Bobby Brown, me të cilën Kaylee luajti në serinë e filmave "Godzilla", publikoi një fotografi të saj dhe shkroi: "Kjo më preku shumë. Do të na mungosh shumë, Kaylee".

Edhe aktorja e parë e shurdhër fituese e çmimit Oscar, Marlee Matlin, shprehu dhimbjen, duke thënë se talenti dhe bukuria e Kaylee do të mbeten një kujtim i përhershëm.

Sipas autoriteteve, Kaylee ishte pasagjere në një automjet që u përfshi në një përplasje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Shoferi 19-vjeçar u dërgua në spital me lëndime që nuk rrezikonin jetën.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, derisa dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë një faktor.

Përveç aktrimit, ajo ishte një zë i rëndësishëm për përfaqësimin e personave të shurdhër në industrinë e filmit dhe shpesh fliste për rëndësinë e përfshirjes dhe barazisë. /Telegrafi