Vokshi: Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë paratë e krimit. Do rikërkojmë ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet e tij
Deputetja e Partisë Demokratike gjatë një deklarate për mediat nga selia e Kuvendit ka përsëritur komentet eurdeputetit Tomáš Zdechovský i cili lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë shqiptare gjatë një interviste në “Kafe Shqeto” në Syri tv.
Sipas tij Edi Rama po përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit.
Ndërsa deputetja demokrate tha gjatë deklaratës së saj se PD, “do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e tij”.
Deklarata e Plotë;
Deklarata e eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), është një nga sinjalet më serioze që ka marrë ndonjëherë qeveria shqiptare nga një përfaqësues i institucioneve europiane.
Zoti Zdechovský ka qenë pjesë e misionit zyrtar faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian në Shqipëri, në shtator 2025, të cilët pas takimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare arriën ne konkluzione shqetësuese duke konstatuar korrupsion te përhapur e te rrënjosur, lidhje me krimin e organizuar, prokurime me vonesa kronike në infrastrukturë, presion politik mbi organet mbikëqyrëse, ndjekje te dobët gjyqësore, margjinalizim te shoqërisë civile dhe keqpërdorim te fondeve të BE-së.
Në një intervistë publike, te dy diteve me pare Zdechovský shkoi edhe më tej, duke thënë hapur se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se nëse Edi Rama vazhdon të keqpërdorë pushtetin në mënyrë antidemokratike, Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ai shtoi se i njëjti mesazh i është përcjellë Ramës edhe nga Ambasada Amerikane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Më tej, ai zbuloi se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish e parash jashtë vendit nëpërmjet familjarëve të Kryeministrit. Ai tha se ky eshte mesazhi, dhe Edi Rama e kupton shume mire kete mesazh.
Keto jane akuza jashtëzakonisht të rënda, të bëra publikisht nga një zyrtar i lartë europian.
MEsazhi i qarte per qytetaret, edi rama po pengon procesin e integrimit.
E megjithatë, deri më sot, Kryeministri Rama vazhdon të heshtë, si asnjehere tjeter.
Partia Demokratike kërkon: sqarim publik nga Edi Rama;
Nisjen e hetimit të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë;
bashkëpunim të plotë të institucioneve shqiptare me autoritetet europiane;
dhe rikthimin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit.
Shqiptarët kanë të drejtën e së vërtetës: nëse akuzat janë të pavërteta, le të provohet me transparencë;
Por nëse janë të vërteta, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.