Digjet makina, zjarri rrezikon nënstacionin elektrik në Lushnjë
Një automjet është përfshirë nga flakët pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës.
Automjeti është shkrumbuar plotësisht ndërsa fatmirësisht, flakët nuk janë përhapur në nënstacionin elektrik dhe as në banesat pranë zonës ku ndodhi ngjarja.
Ekspertët e Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe djegies së automjetit.