Digjet vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Krujë, tymi toksik mbulon dhe Kamzën! Pamjet e sotme
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në rrethin e Krujës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme duke shkrumbuar mijëra tonë mbetje. Flakët janë shuar nga shiu i rënë, por mbetjet vijojnë të digjen në brendësi edhe mëngjesin e sotëm dhe reja e tymit toksik që çlirohet ka mbuluar zonën përreth, deri afër Kamzës.
Reja toksik e favorizuar dhe nga era ka mbuluar totalisht Krujën deri në Kamez e Thumanë
Gjatë natës zjarrfikëset e Krujës të ndihmuara nga një e Institutit të Kamzës kanë punuar për të shuar flakët ndërsa sot në mëngjes pritet ndërhyrja me fadroma për të mbuluar me dhe zonën, pasi është e vemtja mënyrë pë ta shuar.
Po hetohet pista e një zjarrvënieje të qëllimshme pasi burimet për Syri TV bëjnë me dija se zjarri është vënë në mënyrë të organizuar në disa pika të Fushë Mbetjes.