Stuhi e fortë godet Vlorën, biznese dhe qytetarë largohen nga Lungomarja

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Vlorës, duke shkaktuar probleme dhe dëme në zona të ndryshme.

Era e fuqishme ka detyruar qytetarët dhe pushuesit të largohen për arsye sigurie, për shkak të rrezikut nga rrëzimi i pemëve dhe objekteve të ndryshme.

Në zonën e Lungomares, bizneset kanë nisur menjëherë të mbledhin çadrat dhe karriget, pasi era vijon të fryjë me intensitet të lartë, duke vështirësuar aktivitetin normal.