Stuhi me erë të fortë në Kukës/ Rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona pa energji

 

Qarku i Kukësit këtë pasdite është përfshirë nga erëra të forta, duke shkaktuar probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Problematikat më të mëdha janë shënuar në Bashkinë Has.

Sipas OSHEE Kukës, në fshatin Nikoliq dhe Njësinë Administrative Fajzë nuk ka energji elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë elektrike.

Në fshatin Nikoliq, nga erërat e forta është rrëzuar një lis, duke rrëzuar linjat e transmetimit të mesëm të energjisë.