‘Së shpejti ...’/ Çfarë paralajmëron avokatja e njohur: Ja pra, jo gjithmonë, kur burri ka të dashur është gjë e keqe

Avokatja e njohur Adriana Kalaja ka publikuar një reagim me tone ironike në rrjetet sociale, ku lë të kuptohet se pritet të bëhen publike zhvillime të reja lidhur me çështjen e Benet Becit që, sipas saj, përfshin mesazhe me përmbajtje korruptive, shantazhuese dhe antiligjore.

Në postimin e saj, Kalaja shkruan:

‘Një pyetje të ‘sinqertë’...

A quhet tradhti bashkëshortore, kur Drejtori i Bel(l)a Mafias, mesazhet korruptive, shantazhuese dhe antiligjore të kësaj të fundit, pasi i bënte screenshots, paralelisht me gruan, ia niste dhe të dashurës!?

E shikoni se, jo gjithmonë, kur burri ka të dashur është gjë e keqe.

Hihihihihihihi...

Ohhhhhhh ç'u kënaqëm.

Së shpejti...’

Kalaja shkruan se, disponon informacione dhe materiale që, sipas saj, do të bëhen publike në vijim, ndërsa nuk jep detaje të tjera mbi personat apo ngjarjen të cilës i referohet.