‘23 korriku’, dita e paralajmëruar e protestës së madhe para Kuvendit
Protestuesit kanë dhënë sinjalin e radhës për aksionin politik kundër qeverisë, duke lënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mesazhin “23 korrik”.
Data përkon me seancën e fundit plenare të Kuvendit para pushimeve verore, ku protestuesit paralajmërojnë rikthimin para Parlamentit dhe rrethimin e tij.
Protesta prej 51 ditësh vijon të shoqërohet me thirrje kundër qeverisë dhe mazhorancës, ndërsa qytetarët kërkojnë ndryshim politik dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.
Tashmë, 23 korriku shihet si momenti i radhës i përballjes mes protestuesve dhe mazhorancës në Kuvend.