Kompania ajrore Air France pezullon fluturimet drejt Lindjes së Mesme
Kompania ajrore Air France ka konfirmuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve drejt Riadit, Dubait dhe Bejrutit për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të publikuar më 20 korrik, Air France bëri të ditur se po monitoron zhvillimet në rajon në kohë reale dhe se vendimi është marrë për shkak të kufizimeve që mund të ndikojnë në disa hapësira ajrore.
Sipas njoftimit, fluturimet për në dhe nga Riadi, në Arabinë Saudite, janë pezulluar deri më 24 korrik, ndërsa ato për në dhe nga Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, deri më 27 korrik. Ndërkohë, pezullimi i fluturimeve për në dhe nga Bejruti, kryeqyteti i Libanit, është zgjatur deri më 2 gusht.
Air France theksoi se rifillimi i operacioneve do të varet nga vlerësimi i situatës së sigurisë në terren, të cilën e cilësoi si shumë dinamike. Kompania shtoi se vijon të monitorojë vazhdimisht zhvillimet gjeopolitike për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë për pasagjerët dhe ekuipazhet.