'Tufë budallenjsh, injorantë!' Ministri Gonxhe fyen protestuesit në komisionin e Ligjeve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe ndërsa u përpoq të mbronte faturën 4.3 mln euro nga fondet publike për koncertin e Kanye Ëest, fyeu protestuesit.

“ Don Kishot’  injorantë, tufë budallenjsh’.

Kjo nxiti reagimin e deputetëve të opozitës në komisionin e Ligjeve të cilët kërkuan që të tërhiqte fjalët pas.

Por Gonxhe jo vetëm që nuk u tërhoq por vijoi më tej gjuhën fyese duke mos dhënë asnjë shpjegim pse duhej financuar një koncert privat me paratë e shqiptarëve, ndërkohë që qytetarët vuajnë nga mungesa e ilaçeve dhe përballen me varfëri.

Ministri i Kulturës pranoi se paratë e qytetarëve shqiptare u përdorën pasi koncerti dështoi të marrë sponsorizime dhe  të shesë  biletat

Blendi Gonxhe: ...Në orët e fundit të eventeve, ka dhe promocion, bileta me ulje, bileta që janë me gjysmë çmimi, me 30%, pasi ishte kuptuar rreth një javë përpara, që problematika e shitjeve, e cila, ju jeni komision ligjor dhe natyrisht ne këtu nuk jemi për politikë, po ne këtu jemi për t'i analizuar ngjarjet dhe situatat... Koncerti u kthye në një mulli ere ndaj të cilit u lëshua çdo Don Kishot, protestues i asaj pjese që anatemoi dhe po luftonte objektivin e gabuar, në këtë rast Kenny Ëest dhe koncertin. U sabotua, u minua, u vu në qendër të një liste objektivash të një proteste që në disa prej aspekteve të saj linte shumë për të dëshiruar, flas këtu për pjesën e dhunshme, bullizuese dhe për dëmet që mund t'i shkaktonte vendit dhe eventit, dhe për dëmet që mund të maten me koston e faturës së këtij akti normativ. Nëse do të kishte një nipt kjo faturë I takonte atyre. U takonte atyre që o qëllimisht, o nga padija, o nga injoranca o nga keqdashja..

Oerd Bylykbashi: E trashi më shumë zullumin. ..
Blendi Gonxhe:  I dal për zot fjalëve të mija.

Gent Strazimiri: .. Që ti përfshihesh në këtë punë, mor zotëri, e gjen veten apo të gjen fati? 2001, me Scorpions, po këtë muhabet kishe, 900 mijë dollarë ishin atëherë. Sot e ke 4 milion e 300 mijë euro. Herës tjetër, sa do e kesh faturën që do na vish këtu për t'i shpëtuar nderin Shqipërisë me koncerte privatësh, që na dalin në vështirësi sepse nuk arrijnë dot të krijojnë fitimin? Dhe ti i gjen ilaçet... te onkologjiku për fëmijët me kancer, i gjen lekët për të shpëtuar nderin e Shqipërisë 4 milion e 300 mijë euro ti, që të dalin me fitimin që kishin planifikuar. E gjen veten te kjo, apo të gjen fati i keq gjithmonë? Për Scorpionsat, për Kenny Ëest-it... çfarë do kesh, Jennifer Lopez, keni bërë plan tjetër me bileta, t'i jepni prapë lekë? Kjo është pyetja.

Tedi Blushi: Keni vjedhur 4.3 milionë euro taksa të shqiptarëve.

Një cështje për të cilën me të drejtë e evidentoi edhe kolegu Strazimiri, pra ka filluar kjo cështja e vjedhjes me koncertet nga “Skorpionsat” në 2001, kanë qenë 650 mijë franga në atë kohë.  U ngrit dhe një Komision Parlamentar.

Sot keni sjellë një akt, pra kërkoni  të ligjëroni një vjedhje dhe për më tepër kërkoj të tërhiqni mbrapsht, këtu je në Komision Parlamentar, je në Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të fyesh ti asnjë protestues, nuk e ke këtë të drejtë.

Sepse në qoftë se jeni kaq trim, dilni në shesh dhe mos u fshihni pas makinave kur ju gjuajnë me vezë.
Se duke përdorur të tilla terma edhe ato vezë i keni pak.

Nuk mund të fyejë Ministri kërkënd, është e patolerueshme që të përdoret kjo foltore për të fyer.

Blendi Gonxhe: … Një tufë budallenjsh që gjuan me gurë e pllaka nga hyrja e parlamentit nuk diskutohet që populli e ka thënë ‘hapi rrugë budallait’. Ne atë e tufë e quajmë të atij niveli. Po budallenjve cfarë tu  bëj unë, do i fyej si.

Pas debatit me votat e maxhoracës Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, 21 korrik 2026 miratoi aktin normativ nr. 3, datë 6.7.2026 "Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”