Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përplaset me një mur, lëndohen dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Dituria” në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, shtetasja me iniciale V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses së automjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u larguan drejt banesës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.   

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç, të cilët pasi kanë marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.