Ngrehina e parasë së pisët do ta zërë për fundi Ramën!!

Nga Petrit Vasili 

“Rama jep dorëheqjen”, është kërkesa më legjitime dhe logjike në situatën, që ndodhet qeverisja e falimentuar e Ramës.

Po përse Rama nuk e jep dorëheqjen, megjithëse vaji i kandilit i ka mbaruar?

Rama është kryeministër pa asnjë hapësirë për të marrë vendime politike për veten e tij.

Kjo i ka ndodhur sepse pavarësinë e vendimmarrjes së tij ai e ka shitur në këmbim të mbajtjes obsesive të karriges.

Rama ka lindur si peng politik i një bote të errët, të cilën ai e ka përdorur, por edhe është përdorur dhe përdoret shumë fort prej saj.

Kjo botë e errët ka interes të vetëm të pastrojë paratë e narkokrimit si dhe të ketë mbrojtje sa herë ndihet e rrezikuar.

Rama është në atë karrige si përmbushës i përulur dhe i bindur i këtyre dy objektivave të narkokrimit.

Me dhënien e territoreve pa fund, të lejeve të ndërtimit, moskontrollit të origjinës së parave dhe me votimin në parlament të ligjeve që narkokrimi kërkon, Rama përmbush detyrimet ndaj tyre.

Në këmbim, Rama merr mbështetje përmes dhunës, presionit dhe qindra milionë eurove, që hidhen për votimet e radhës dhe që i sigurojnë vazhdimin e qëndrimit në pushtet si dhe ortakëri në pastrimin e parave të siguruara nga korrupsioni miliarder.

Ky qark vicioz ia ka prerë duart Ramës dhe ai nuk e merr dot vendimin e dorëheqjes sepse narkokrimit i duhet të jetë ai në atë zyrë.

Sado idiot, Rama e kupton shumë mirë që është bërë i urryer jo vetëm për popullin opozitar dhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë, që vuajnë prej tij, por është bërë po kaq i urryer edhe prej të tijve, që po i shfrytëzon, po i poshtëron dhe po i përdor si koka turku.

Por Rama realisht nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Dhe për këtë arsye do të vazhdoni të dëgjoni arsyetime dhe deklarata skandaloze të një kafshërie politike të vërtetë sepse Rama nuk ikën dot.

Ai do të përdorë çdo hapësirë sado të vogël, do të përdorë çdo provokim deri edhe më të ndyrat, çdo shantazh, çdo kërcënim, se këtë detyrë i kanë dhënë ata që e komandojnë në prapaskenë.

Rama e kupton shumë mirë se duke qenë një personazh i goditur dhe i stigmatizuar pa mëshirë nga e gjithë media botërore më autoritare, fundi i tij është shumë i afërt, por s’ka ç’të bëjë, i ka duart e lidhura.

Paraja e pisët është litari, që ka lidhur duart e Ramës dhe ndaj nuk i çliron dot duart dhe do të vazhdojë deri në asgjësimin absolut përfundimtar të tij.

Ngrehina gjigande politike e ngritur nga paraja e pisët është ajo, që do ta zërë për fundi Ramën, kjo është e padiskutueshme.

Kjo ngrehinë ka alertuar në mënyrë kritike shtete, shërbime inteligjente potente, institucione ndërkombëtare tepër të fuqishme dhe përballë të gjithë këtyre faktorëve Rama është kaq i vogël dhe i dobët sa s’ka.

Ndaj fundi është i pashmangshëm…!!!