Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publik të BE të nisë hetimet për Ramën që transporton paratë me avion

“I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën që transporton paratë me avion si diktator afrikan”. Kështu deklaroi kreu i PD Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD.

Berisha: Nga ana tjetër i bëj thirrje Prokurorit Publik të BE të ndërmarrë menjëherë hetime për këtë problem tmerrësisht shqetësues.

I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust të angazhohen në hetimet më serioze të Edi Ramës që sillet si diktatorët e dikurshëm të Afrikës, që mbushin avionët me kartëmonedha dhe i sjellin në banka të ndryshme.

Ky hetim ka një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët.

PD do të vazhdojë kërkesën e saj për hetimin më të plotë të mundshëm.