Dy rekorde historike për trajnerët në Botërorin 2026, Advocaat dhe Deschamps hyjnë në histori

Botërori 2026 nuk solli rekorde vetëm për futbollistët, por edhe për trajnerët. FIFA ka konfirmuar dy arritje historike që mbajnë firmën e Dick Advocaat dhe Didier Deschamps.

Holandezi Dick Advocaat u bë trajneri më i moshuar që ka drejtuar ndonjëherë një skuadër në Kupën e Botës. Në moshën 78 vjeç e 271 ditë, ai udhëhoqi Curaçaon në ndeshjen ndaj Bregut të Fildishtë, duke lënë pas emra si Otto Rehhagel, Carlos Queiroz, Hugo Broos dhe Miroslav Koubek.

Ndërkohë, Didier Deschamps vendosi një rekord tjetër të rëndësishëm.

Trajneri i Francës u bë tekniku me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e Kupës së Botës, duke arritur në 26 dhe duke kaluar legjendën gjermane Helmut Schön, i cili kishte ndalur në 25.

57-vjeçari e ka udhëhequr Francën në katër Botërorë radhazi, duke arritur çerekfinalet në vitin 2014, duke fituar trofeun në vitin 2018, duke luajtur finalen në 2022 dhe duke përfunduar në vendin e katërt në edicionin 2026.

Përveç rekordit të paraqitjeve, Deschamps u bë edhe trajneri me më shumë fitore në historinë e Kupës së Botës, duke lënë pas një tjetër ikonë të futbollit botëror.