Luka Modriç, edhe një vit tjetër vetëm për Milanin
Luka Modriç do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër.
Mesfushori kroat është pranë zyrtarizimit të rinovimit të kontratës me kuqezinjtë dhe pritet t'i bashkohet skuadrës në Australi, ku ekipi po zhvillon turneun përgatitor për sezonin e ri.
Edhe pse do të mbushë 41 vjeç në muajin shtator, Modriç nuk ka ndërmend të mbyllë ende karrierën.
Veterani dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në futboll me një sukses të rëndësishëm, duke lënë pas zhgënjimin e sezonit të kaluar me Milanin dhe eliminimin e Kroacisë në Botëror.
Sezoni 2026-2027 do të jetë i dedikuar plotësisht klubit italian, pasi në fillim të tetorit legjenda kroate do t'i japë fund zyrtarisht karrierës me kombëtaren. Ndeshja e Nations League ndaj Spanjës, më 6 tetor në Split, do të jetë paraqitja e fundit e tij me fanellën e Kroacisë, vendim që ai ia ka komunikuar tashmë trajnerit Slaven Biliç.
Milani beson se përvoja, lidershipi dhe cilësitë e Modriçit do të jenë sërish një armë e rëndësishme për objektivat e sezonit, ndërsa tifozët kuqezi shpresojnë që mjeshtri kroat ta mbyllë karrierën me një tjetër trofe në koleksionin e tij të pasur.