Shpërthim në një tunel në Indi, nëntë të vdekur

Nëntë persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë dyshohet se janë bllokuar në një tunel në shtetin indian të Sikkimit, në të cilin ndodhi një shpërthim për shkak të një rrjedhjeje gazi të lëngshëm, njoftuan sot zyrtarët.

Incidenti ndodhi dje në kompaninë shtetërore të energjisë NHPC, në një projekt në lumin Tista në fshatin Samardung, tha për Reuters zyrtari i distriktit Subash Ghimirey.

"Incidenti ndoshta ndodhi si pasojë e një shpërthimi të gazit natyror të lëngshëm, por nuk mund ta themi ende me siguri", njoftuan zyrtarët, duke shtuar se nëntë trupa të djegur u nxorën nga vendi i aksidentit.

Dyshohet se shanset që të tjerët e bllokuar të mbijetojnë aksidentin janë të vogla, sepse ekipet e shpëtimit po marrin frymë me vështirësi në tunel.

Të paktën 25 punëtorë dhe zyrtarë të projektit mbetën të bllokuar në tunel, thanë autoritetet lokale në Facebook, duke cituar informacionin e NHPC.

Ekipet e shpëtimit shkarkojnë cilindrat e oksigjenit, litarët dhe pajisjet e tjera të emergjencës.