Kryeministri i ri britanik njofton heqjen e TVSH-në në faturat e energjisë elektrike
Qeveria e kryeministrit të ri britanik Andy Burnham do të ulë taksat mbi faturat e energjisë elektrike, tha Downing Street, ndërsa përpiqet të përmbushë premtimet për të lehtësuar krizën e kostos së jetesës.
Qeveria britanike planifikon të heqë taksën mbi vlerën e shtuar (TVSH) në faturat e energjisë elektrike për familjet që nga 1 tetori, sipas një deklarate. Kostoja e këtij veprimi për këtë vit financiar do të financohet duke anuluar programin e identifikimit dixhital të qeverisë prej 1.8 miliardë funtesh, tha Downing Street.
Kabineti i Bernamit njoftoi më parë se një nga hapat e tij të parë si kryeministri i ardhshëm britanik do të ishte heqja dorë nga planet e qeverisë për një program të identifikimit dixhital.
Programi i ID-së Dixhitale është një plan që të gjithë punonjësit të kenë një ID dixhitale, një program i hartuar për të luftuar migracionin e paligjshëm, por i konsideruar si "fiasko" nga një komision parlamentar ndërpartiak.
Si kryeministri i ri i Britanisë, Burnham dëshiron të veprojë shpejt për të treguar se politika britanike mund të funksionojë dhe të përmirësojë standardet e jetesës pas viteve të tëra stanjacioni.
"Westminster i ka zhgënjyer njerëzit për një kohë shumë të gjatë dhe familjet po përballen me koston e jetesës. Kjo duhet të ndryshojë", tha Burnham.