Leao do të largohet, por askush nuk ‘troket’ për të! Milani në hall me yllin portugez

Rafael Leao duket gjithnjë e më pranë ndarjes me Milanin, por problemi i madh për drejtuesit kuqezi është se deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për sulmuesin portugez.

Pas disa sezonesh me ulje-ngritje, lojtari ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re, ndërsa klubi është gati ta shesë edhe për rreth 50 milionë euro, shumë më pak se 100 milionët që refuzoi nga Çelsi vetëm pak vite më parë.

Interesi i Barcelonës dhe Mançester Junajtid nuk shkoi përtej kontakteve fillestare, ndërsa edhe paraqitjet në Botërorin e fundit nuk arritën të rrisnin vlerën e tij në treg.

Leao preferon një transferim në Premier League, por paga e lartë prej rreth 7 milionë eurosh neto në sezon mbetet një pengesë e madhe për klubet e interesuara.

Për momentin, portugezi do t’i bashkohet normalisht skuadrës së Ruben Amorimit dhe do të udhëtojë me Milanin në turneun përgatitor në Australi.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet vendimtare edhe për merkaton e kuqezinjve.

Vetëm në rast të shitjes së Leaos, Milani do të ketë mundësi të investojë për talentin grek Konstantinos Karetsas, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro nga Genk. Deri atëherë, largimi i Leaos mbetet një dëshirë pa një blerës.