Sulm me thikë në zonën e Akropolit në Athinë, plagosen dy turistë
Dy turistë amerikanë u plagosën mëngjesin e së martës si pasojë e një sulmi me thikë në zonën e Akropolit në Athinë.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe, dyshohet se agresori kishte probleme të shëndetit mendor.
Ai u arrestua prej forcave të rendit që ndodhen të stacionuara në zonë. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa viktima tjetër mori plagë të lehta në dorë dhe të dy ndodhen në spital.
Ky është incidenti i parë ndër vite që shënohet në zonën më të vizituar të Greqisë. Çdo ditë në Akropol hyjnë 15-20 000 turistë, ndërsa zona pranë monumentit është një atraksion turistik botëror.