EMRI/ Gjendet i pajetë në banesën e tij në Uashington gazetari italian
Është gjetur i pajetë në banesën e tij në Uashington gazetari italian Daniele Compatangelo, korrespondent nga Shtëpia e Bardhë për La7, Sky TG24 dhe TV2000. Ai ishte 51 vjeç.
Vetëm pak javë më parë, Compatangelo realizoi intervistën ekskluzive me presidentin amerikan Donald Trump, në të cilën deklaratat e tij shkaktuan përplasje politike me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Sipas hetimeve të para, në trupin e gazetarit nuk janë gjetur shenja dhune. Familja u njoftua për vdekjen nga Ambasada Italiane në Uashington, pasi autoritetet lokale informuan diplomacinë italiane.
Sipas familjes, vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një problemi të papritur shëndetësor.
Daniele Compatangelo lindi më 15 nëntor 1975 në Savona dhe prej vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara, ku punonte si korrespondent nga Shtëpia e Bardhë.
Ai u bë i njohur së fundmi për intervistën me Donald Trump, deklaratat e të cilit ndezën debat politik dhe tensione me Giorgia Melonin.