VIDEO/ Shkullaku për Ramën: Si mundet një njeri pa punë të deklaruar të ketë vilë 1000 metra katrorë
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për rolin e medias në kontrollin e pushtetit dhe hetimin e mënyrës se si përdoren fondet publike.
Shkullaku tha se detyra e gazetarit është të shqyrtojë veprimtarinë e atyre që administrojnë paratë e qytetarëve, duke ngritur pyetje për tenderat, pasuritë dhe standardin e jetesës së zyrtarëve. Gazetari theksoi se nuk jep vendime gjyqësore, por ngrit shqetësime mbi bazën e fakteve dhe informacioneve publike.
Ai solli si shembull vilën e Edi Ramës në Surrel prej 1 mijë metrash katrorë dhe pa deklaruar asnjë burim të ardhurash, përveç shitjes së librit ‘Kurbani’.
Shkullaku foli edhe për mënyrën se si duhet të kontrollohen pasuritë e personave që hyjnë në politikë dhe më pas shfaqin ndryshime të mëdha në standardin e jetesës.
‘Unë besoj që një gazetar ka për detyrë, ose ka prirjen që të investigojë ata që administrojnë fondet publike. Pra, çfarë na shqetëson ne si gazetarë?
Si përdoren taksat tona? A janë të drejta mënyrat se si janë bërë tenderat e unazës dhe llogarasë? Nuk po them që është fajtore se unë s'jam gjyqtar as prokuror. Unë them, mënyra nga ajo që po lexoj, këtu ka abuzim.
Unë them, si mundet një njeri, them unë, që s'ka bërë asnjë punë në jetën e vet, të ketë një vilë 1000 metra katrorë, të ndërtuar nga biznesmenë shqiptarë dhe arkitektë të huaj, dhe të thotë që këtë e kam bërë se kam shitur librin 'Kurban'.
Si mundet një kryeministër të blejë shtëpi gjysmë milioni euro në mes të bllokut dhe të thotë e kam nga honoraret e gruas.
Jo them përgjithësisht që mund ta ketë bërë edhe duke vjedhur puna e tij, si e ka bërë, po e ka bërë në Itali. Dhe nuk është paguar nga taksat tona. Dhe ky që vjen ditën për diell, ne themi a gjykata, transformimin, po ta futësh, po të marrësh një prokuror, po të bësh atë budallain, dhe t'i thuash: ma shiko çik këtë zonjën, para se të bëhej ministre, dhe ma shiko tani. Sa ka kushtuar transformimi i kësaj zonjës?
Po. Ka kushtuar kaq botoksi, kaq gjoksi, kaq të ndenjurat, shifra kaq.
Sa e ka rrogën? Kaq. O do deklarojë kush ia ka bërë dhuratë, o do thotë ku i ka gjetur lekët dhe mbyllet në perëndi ikën në shtëpi për këtë gjë.
Kur u martuar Fatos Nano i ndjerë atëherë, ka qenë ambasadori i Danimarkës, po pinim kafe, dhe tha rastësisht ore tha si është kjo dasmë, Marikaj.
Ky tha, ka pasur një pasuri përpara kjo tha? Nuk e di thashë. Në Danimarkë tha se i mbaruar se, o do thuash kush t'i ka paguar lekët, o do thuash ku i ke gjetur lekët.
Ne e kemi gjetur këtë formulën. Gjykata e prokuroria s'kanë dokumente’, tha gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.