Mos e humbisni ‘perlën’ e Anri Balës/ Merr në mbrojtje Ramën: Eurodeputeti po i bën shantazh kryeministrit
I ftuar në Çim Peka Live, ku është komentuar deklarata e fortë e eurodeputetit çek për Edi Ramën, Anri Bala në komentin e tij në studio ka marrë në mbrojtje kryeministrin e vendit, kur ka theksuar se eurodeputeti po i bën shantazh kryeministrit.
Atë që nuk e ka bërë vetë Edi Rama, edhe pse kanë kaluar 12 orë nga deklarata e eurodeputeti, dhe nuk ka ende asnjë reagim nga vetë kryeministri apo zyra e tij e shtypit, e ka bërë Anri. Madje në komentin e tij analisti ka këshilluar kryeministrin se si duhet të veprojë me eurodeputetin në fjalë.
‘Por unë të kisha qenë kryeministri i Shqipërisë, do të kisha marrë masa për këtë njeriun. Sepse ky është shantazh i hapur, nuk... përveç shantazhit ky s'ka asnjë gjë tjetër… ky hyn në burg vetëm me këtë’, u shpreh Bala në studio.
Debati në studio:
Bala: Masa për këtë. Po të kisha qenë Rama unë... Po të kisha qenë Rama unë personalisht... do të kisha marrë masa.
Peka: Po të kishte qenë Rama i pastër do kishte marrë masa.
Bala: Jo s'e dimë atë, nuk e dimë çfarë do bëjë, se tani sot në mëngjes ka dalë ky. Po presim një çikë. Por unë të kisha qenë kryeministri i Shqipërisë, do të kisha marrë masa për këtë njeriun. Sepse ky është shantazh i hapur, nuk... përveç shantazhit ky s'ka asnjë gjë tjetër. A, po të më dali e të më thotë që kemi filan dokument në filan bankë, çeke, apo ku di unë...
Peka: Anri, a mendon ti se një eurodeputet që ka marrë dhe me krizat... Investiguesit ... Nuk e di, domethënë në qoftë se ka fakte ky, ky është shantazh? Ai nuk e di, ti e di.
Bala: Jo se... nuk e di, sepse në qoftë se do të...
Bala: po jo mo, ky hyn në burg vetëm me këtë!
Peka: Po ai mund t'i ketë ato, prandaj thotë.
Bala: Ore, kur e thua do të nxjerrësh dhe provat, nuk është çështja që të marrim në burg pastaj të presim se kam provat.
Shkullaku: Ai po rrezikon me burgun.
Bala: Unë kështu them, për mendimin tim kështu veprohet. Po t'ia bënte Ramës, ndoshta s'do t'ia dijë, po t'ia kishe bërë Trumpit për shembull, se s'po di kujt tjetër, një çikë me më shumë këllqe, e merrshin me aeroplan, a e kupton? Në darkë a në gjumë, bashkë me gruan dhe i thoshin hajde se çfarë din ti, po të dy do i merrshin, të dy ata. Siç e bënë atëherë atje, trimave, të... Kështu që kjo lloj shprehje, që të bëj kujdes, ore, në do t'i bësh një nder popullit shqiptar, publiko o zotëri. Do t'i bësh një nder parlamentit të Shqipërisë apo ku di gjë unë. Publiko çfarë ke. Le t'i dimë dhe ne. Hajde t'i publikojmë dhe ne.
Peka: Ai e publikon po siç duket Zeqineja nuk di...
Bala: Po nuk e... tani, përveç Zeqines ka të tjerë, ka të tjerë që mund t'i lexojnë. Se dhe ne këtu nuk flasim për Zeqinen, se po të arrijmë deri te profili i Zeqines pastaj...