I riu: Ligji për arsimin e lartë shkatërroi universitetet, tani duan të marrin edhe tokën e detin
Në ditën e 51-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, një i ri kritikoi ashpër politikat e qeverisë, duke i cilësuar ato si pjesë të një modeli që, sipas tij, favorizon interesa të ngushta dhe dëmton të mirën publike. Ai solli në vëmendje ligjin për arsimin e lartë, për të cilin tha se ka thelluar krizën në universitetet shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje të rinjve dhe studentëve të organizohen në universitete dhe në vendet e punës për të mbrojtur interesin publik.
Sipas tij, rezistenca qytetare duhet të vazhdojë për një Shqipëri që u përket qytetarëve dhe jo, siç u shpreh ai, oligarkëve dhe pushtetarëve.
I riu: Nuk është hera e parë që në Shqipëri aplikohet një ligj kaq arbitrar, kaq favorizues për interesat e ngushta e të paqëndrueshme. Shijen e të njëjtit maskarallëk e kanë përjetuar edhe studentët e më shumë se një dekade më parë dhe vijojnë ta përjetojnë edhe studentët e brezit të sotëm, me ligjin për arsimin e lartë. Një ligj i cili solli degradimin dhe krizën e jetës universitare, në mënyrë që të privilegjoheshin pronarët e universiteteve private dhe shokët e Edi Ramës. Çka dëshmon se këto ligje nuk janë rastësi, por janë mishërimi më i mirëfilltë i logjikës së një pushteti, i cili synon të zaptojë dhe të privatizojë çdo gjë publike. Çdo gjë që është e mirë e përbashkët. Ata duan të marrin tokën, detin, lumenjtë, dhe nëse të mundeshin do na merrnin edhe oksigjenin. Këto janë pasojat e një pushteti oligarkik, të lidhur me krimin e organizuar, ku të pasurit pasurohen gjithnjë e më shumë dhe të varfrit varfërohen gjithnjë e më shumë. Por, me gjithatë, nuk është koha për dëshpërim, nuk është koha për dorëzim. Ka një formë shumë të bukur dhe moderne të rezistencës. Nuk është dhuna, është organizimi. Organizimi sindikal në vendet e punës, organizimi nëpër unione studentore në universitete. Studentët duhet të organizohen më shumë se kurrë më parë. Duhet të organizohen për një universitet të ri, për një universitet që të jetë i yni. Për një Shqipëri që të jetë e jona, sepse Shqipëria nuk është e kriminelëve, nuk është e oligarkëve, nuk është e çifligarëve, nuk është e pushtetarëve të cilët ngrohen...