51 ditë rezistencë/ Protestuesi: Kauza jonë e drejtë, do ta rrëzojmë qeverinë kriminale të Edi Ramës
Në ditën e 51-të të protestës qytetare para Kryeministrisë, një nga protestuesit deklaroi se lëvizja do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar kauzën e qytetarëve si të drejtë dhe të panegociueshme.
Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi qeverinë për tradhti ndaj interesave të vendit dhe për grabitjen e pronave të qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të vijojnë rezistencën, duke theksuar se synimi mbetet largimi i qeverisë.
Protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë rezistencën, duke theksuar se protesta synon largimin e qeverisë.
Protestuesi: ...të kundërshtojnë deputetët hajdutë dhe ata deputetë që vazhdojnë të mbështesin një qeveri gjenocidiale si qeveria e Edi Ramës. Ata nxjerrin përpara, për t'u bar... për të ndalur protestën paqësore, bijtë e bijat e popullit të veshur me uniformën e policisë për t'u barrikaduar. Unë i kuptoj djemtë e policisë, ne të gjithë i kuptojmë ata që realizojnë detyrën e tyre. Më besoni që nga bisedat në afër me policë të tillë, të gjithë ishin me ne.
Të gjithë janë me ne! Policia është me ne! Jam i bindur që edhe ushtria, në bazë të betimit që kanë bërë për mbrojtjen e atdheut nga çdo e keqe, është me ne. Por, dua t'i them edhe ushtrisë, edhe policisë, si dy nga institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes, që atdheu nuk mbështetet nga masa në shesh, duke numëruar numrat e masës në shesh. Atdheu mbështetet kur kauza është e drejtë ose nuk është e drejtë. Dhe të mbrosh atdheun nga një kauzë... të mbrosh atdheun nga tradhtia që i bën kryeministri Edi Rama, të mbrosh atdheun nga vjedhja e tokave qytetarëve të tij dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj që nuk dihet nga vijnë as ku shkojnë as çfarë bëjnë, kjo është detyrë mbi detyrat. Nuk ka të bëjë me numrin e protestës. Prandaj i falënderoj policët që sot erdhën me vrull për shkak të urdhrave dhe të pompimit që kishin marrë nga eprorët e tyre, por gjatë bisedave u ndalën dhe e kuptuan situatën e vërtetë. Faleminderit policisë! Vazhdoni të qëndroni krah për krah me popullin. Vazhdoni të silleni mirë me popullin dhe populli do t'jau dijë vlerën edhe më shumë, sepse ju jeni bijtë që garantoni sigurinë tonë. Ne ju vlerësojmë dhe jemi me ju gjithmonë. Të qëndrojmë bashkë në paqe të rrëzojmë qeverinë kriminale. Nëse provokohet dhunë prej tyre, besoni që pa dëshirën tonë do të kthehemi me të njëjtën monedhë, ashtu siç jemi kthyer me revoltë tradhtive që qeveria i ka bërë popullit.