Spanja mposhti Argjentinën në finalen e Botërorit 2026 falë golit vendimtar të Ferran Torres në kohën shtesë, duke siguruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit të vendit.

Tashmë, “La Roja” nis festimet zyrtare në Madrid, ku mijëra tifozë pritet të dalin në rrugë për të nderuar ekipin kampion të botës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/20/auto_131152208-6012b128-e2b7-4dc8-9a31-39a8165e85941784562638.avif", "width": , "height": } }

VIDEO/ Spanja kthehet kampione bote, gati të nisë festa e madhe e ‘La Roja’-s në Madrid

Spanja kampione e botës është rikthyer në shtëpi pas triumfit historik në Kupën e Botës 2026. Delegacioni spanjoll ka mbërritur në aeroportin Madrid-Barajas, ku ka nisur menjëherë festa për suksesin e madh të “La Roja”.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente u prit me entuziazëm pas fushatës së suksesshme në Botëror, ku arriti të ngrejë trofeun më prestigjioz të futbollit për herë të dytë në histori.

Kapiteni Rodri ishte ai që udhëhoqi grupin spanjoll, duke zbritur nga avioni me Kupën e Botës në duar. Mes emocioneve dhe festimeve, lojtarët ndanë gëzimin me tifozët dhe stafin që i pritën pas rikthimit nga turneu.