Shifrat rrëzojnë Ramën: Shqipëria e 158-ta për bujqësinë… dhe e 138-ta për ujërat e zeza
Përgjigje për Ramën dhe shifrat e tij të pavërteta.
Në pamje të parë, vlerësimi i Indeksit të Performancës Mjedisore (EPI 2026) nga Universiteti i Yale-it i propaganduar nga Rama dhe mediat pranë tij, duket si një sukses: Shqipëria renditet në vendin e 46-të në botë dhe e 1-ra në Ballkanin Perëndimor.
Por mjafton të hapësh të dhënat e detajuara të vetë këtij raporti për të kuptuar se kjo rensitje nuk vjen nga punët e bëra mirë, por nga një avantazh natyror (energjia nga hidrocentralet) që mbulon dështimet në çdo sektor tjetër.
Aty ku dora e shtetit dhe e politikës duhet të bënte punën e vet, Shqipëria zhytet në fundin e renditjes botërore...
Po i marr me rradhë se me këtë propagandën e tyre na kanë lodhur, duke na shitur sapunin për djath.
1. Bujqësia: Vendi i 158-të në botë!
Sektori i bujqësisë është ndër më skandalozët në të gjithë raportin. Shqipëria merr vetëm 31.77 pikë duke u rrokullisur në vendin e 158-të:
Ka probleme të rënda menaxhimi i Azotit (Sustainable Nitrogen Management): Vendi i 150-të (23.67 pikë) pra tregon përdorim të pakontrolluar të plehrave kimike... Shqetësim teprica e Fosforit (Phosphorus Surplus): Vendi i 139-të (40.69 pikë).
Po ashtu është përkeqësuar rreziku nga Pesticidet (Pesticide Pollution Risk) në krahasim me.10 vite më parë duke ngritur alarmin për rrezik të lartë ndotjeje kimike në produktet që konsumojmë. (E dimë këtë se janë kapur disa herë ngaarkese me pesticde mbi normën)
2. Ujërat e Ndotura: Vendi i 138-të në botë!
Ndërsa flasim për turizëm elitar, trajtimi i ujërave të zeza (Wastewater Treatment) merr një vlerësim mjeran prej vetëm 12.72 pikësh. Pjesa më e madhe e ujërave të ndotura urbane vazhdojnë të derdhen pa asnjë lloj filtrimi apo trajtimi në lumenj, liqene dhe det.
3. Cilësia e Ajrit: Mbytje nga mikro-grimcat.
Me vetëm 37.37 pikë (renditja 88), ajri që thithim çdo ditë mbetet një kërcënim i hapur për shëndetin publik. Flota e vjetër e automjeteve, ndërtimet pa asnjë standard pluhuri dhe djegia e mbetjeve shkaktojnë çdo vit sëmundje pulmonare e kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme. Ne 10 vite, emetimi i dioksidit të squfurir SO2 është përkeqësuar në mënyrë dramtike.
4. Biodiversiteti dhe Habitatet: Shkatërrimi i Natyrës eshte përkeqësuar.
Edhe pse Shqipëria shquhet për pasuri natyrore, treguesit e mbrojtjes së tyre janë alarmues:
Indeksi i Habitatit të Biodiversitetit (Biodiversity Habitat Index): Vendi i 139-të me vetëm 26.35 pikë.
Qëndrueshmëria Ekologjike Bioklimatike (Bioclimatic Eco. Resilience): Vendi i 118-të (25.99 pikë).
Zonave të Mbrojtura (Protected Area Conn. Index): Vendi i 90-të (20.67 pikë), tregon se zonat e mbrojtura janë të fragmentuara dhe pa mbrojtje reale në terren. Ndaj themi prej 50 ditesh anulo ligjin 21/2024.
Indeksi i Listës së Kuqe për Speciet në Rrezik (Red List Index): Vendi i 103-të (48.69 pikë, me me regres prej -6.07).... pra dhe atë moratoriumin që e permende zotrote, shifrat reale ta rrezojnë.
Ja pa propaganda e Edi Ramës për "vendin e 46 në botë dhe të 1 në rajon" për indeksin e mjedisit, ku fsheh katastrofën reale mjedisore në Shqipëri.
Ndaj mjaft me propagandë se më shumë na shton inatin ne "sorrave".