E bujshme/ Ceferin bojkotoi finalen e Botërorit, tension i lartë me Infantinon
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka bojkotuar finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar të dielën në stadiumin ‘MetLife’ në Nju Xhersi. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, drejtuesi i futbollit europian refuzoi të ishte i pranishëm në stadium si shenjë proteste ndaj polemikave që kanë shoqëruar turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Vendimi i Ceferinit konsiderohet i paprecedentë dhe përfaqëson një nga momentet më të tensionuara në marrëdhëniet mes tij dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Sipas raportimeve, pika që ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë çështja e futbollistit Balogun. Sulmuesi u pezullua fillimisht pas kartonit të kuq të marrë gjatë turneut, por dënimi i tij u pezullua pas presionit të fortë të presidentit amerikan Donald Trump.
Kjo ndërhyrje ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te drejtues të futbollit europian, ndërsa Ceferin ka zgjedhur të mos marrë pjesë në finalen e Botërorit si formë kundërshtimi ndaj mënyrës së menaxhimit të disa situatave gjatë kompeticionit.
Mungesa e kreut të UEFA-s në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror shihet si një sinjal i fortë i përplasjes së hapur mes dy institucioneve më të mëdha të futbollit ndërkombëtar.