Debate për Komisionin e Reformës Territoriale, Berisha: Rama do të shkrijë 25 bashki
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se u tërhoq nga realizimi i reformës territoriale, për të vijuar projektin e tij për shpopullimin e vendit.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kryeministri ka vendosur shkrirjen e 25 bashkive, me qellimin për të shpopullur edhe më shumë vendin, ndësa ju bëri thirrje qytetarëve të protestojnë edhe kundër këtij vendimi.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa konfirmoi përfundimin e mandantit të komisionit të reformës territoriale, u mundua të mohojë shkrirjen e disa bashkive kryesore, duke pretenduar se diskutimet do të vijojnë në shtator.
Por pak minuta pas kësaj deklarate, Balla pranoi se mazhoraca po kapërcen fazat e punës të komisionit që nuk janë ezauruar, duke përdorur si jusitifkim djegien e afateve, ndërkohë që nuk pranuan zgjatjen e mandatin të komisionit për reformen territoriale, siç bënë me komisionin e reformës zgjedhore.
Më herët opozita, kërkoi zgjatjen e afatave të komisionit të reformës territoriale, ndërkohë që PS nuk pranoi, duke nxjerrë nga sirtaret variante të njëanshme të ndarjes së re territoriale, që parashikojnë shkrirjen e disa bashkive.