Vdekja e emigrantit Abderrahim Fakir në Bologna trondit Italinë
Nga Alba Kepi
Bologna është tronditur nga vdekja e Abderrahim Fakir, 42-vjeçarit maroken që humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje të policisë në Via Svevo.
Prokuroria e Bolonjës ka hapur një hetim për të rindërtuar çdo sekondë të ndërhyrjes. Në procedurë janë përfshirë dy policët dhe katër punonjësit e ambulancës që morën pjesë në operacion. Hetimi është hapur për dyshimin e vrasjes nga pakujdesia.
Imazhet e publikuara shfaqin një emigrantin e shtrirë në tokë me dy policy mbi të, njëri prej tyre me këmbët mbi fyt. Pak minuta e Fakir nuk jep më shenja jete. Ndërhyrja e emergjencës shëndetësore deklaroi vdekjen në vend ngjarje.
Pamjet e publikuara në web kanë shkaktuar zemërim dhe dhimbje te shumë qytetarë, por prokuroria ka paralajmëruar se historia e plotë është më e gjerë sesa ato pak minuta të filmuara. Hetuesit do të analizojnë të gjithë zinxhirin e ngjarjeve: telefonatën për ndihmë, ndërhyrjen e policisë, veprimet e personelit shëndetësor dhe momentet që çuan në vdekjen e 42-vjeçarit.
Avokatja e tij Barbara Spinelli ka deklaruar se “Ishte një njeri që kujdesej për punën e tij, për kompaninë dhe për njerëzit që punonin me të. Ishte personi i fundit që do të imagjinoja në një tragjedi të tillë”.
Fakir jetonte në Itali që fëmijë, dhe, sipas avokates, ishte në rregull me dokumentet e qëndrimit. Ai kishte vetëm shqetësime për të ardhmen dhe frikë se mund të humbiste gjithçka që kishte ndërtuar.
Pas ngjarjes, qytetarë dhe organizata civile në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve kanë kërkuar një hetim plotë. Në Bologna është thirrur një protestë për të kërkuar “të vërtetën” për vdekjen e Fakir e kërkojnë që përgjegjësit, nëse do të rezultojnë të tillë pas hetimeve, të përballen me pasojat e ligjit.
Reagim të fortë ka pasur dhe nga komuniteti i emigrantëve marokenë në Itali të cilët kërkojnë drejtësi e dënojnë sjelljen e policisë italiane.