Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, pranë Gramshit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, duke bërë që automjeti të përfundonte jashtë rruge dhe i përmbysur.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer që udhëtonte me të.
Të dy janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.