Zegjine Çaushi pranon blerjen e apartamentit 240 mijë euro: Kam lidhur kontratë...

Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi pranon blerjen e një apartamenti në Tiranë pas  vetëm një viti në detyrë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

 ‘Kam lidhur një kontratë për prenotim apartamenti” pranoi Çaushi sot në kuvend.

Por cili ishte denoncimi

Në rrjetet sociale,  ‘Antidroga’ pak ditë më parë publikoi denoncimin se “deputetja analfabete, Zegjine Çaushi, ka regjistruar në Hipotekë një apartament me vlerë të deklaruar rreth 240 mijë euro. Apartamenti ndodhet në Tiranë, te Kullat, Shkolla e Kuqe, në Rrugën Qemal Stafa, në katin e 10, të një pallati i ri, me izolim termo-akustik i cili është në përfundim e sipër. Prona ka një sipërfaqe prej 128 m² dhe përbëhet nga: 3 dhoma, 2 tualete, 2 ballkone”

Pyetjet që ende nuk kanë përgjigje janë

Si është financuar një apartament me vlerë 240 mijë euro nga një deputete që ka vetëm një vit në detyrë?