Dy vatra zjarri në Prrenjas, flakët izolohen para se të rrezikonin banesat
Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë Prrenjas, njëra në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe tjetra në Njësinë Administrative Qukës. Përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës, vatrat u izoluan dhe u shuan në kohë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave.
Nga zjarret nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa. Sipas autoriteteve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në sipërfaqet e përfshira nga flakët.