Andy Burnham emërohet kryeministër i Britanisë së Madhe

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham.

Gjatë audiencës në rezidencën mbretërore, Mbreti i kërkoi Burnhamit të formojë një administratë të re qeverisëse, kërkesë të cilën ai e pranoi.

Sipas njoftimit të Pallatit Buckingham, pas emërimit si kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, Burnham kreu edhe ceremoninë tradicionale të betimit të besnikërisë ndaj monarkut.

Në takimin zyrtar ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Marie-France van Heel.

Emërimi i Burnham vjen pas largimit të Keir Starmer nga detyra, i cili u largua nga Downing Street duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe duke deklaruar se ishte krenar për arritjet e mandatit të tij.

Me marrjen e detyrës, Andy Burnham nis procesin e formimit të qeverisë së re britanike.