Rama mbledh grupin parlamentar të premten: A do diskutohet propozimi i Spiropalit?
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar.
Mësohet se mbledhja do të mbahet mëngjesin e së premtes, te Pallati i Brigadave
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve të majtë.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet, por ky takim vjen teksa prej gati 2 muajsh po protestohet për largimin e kryeministrit Rama.
Me mijëra qytetarë në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës ku jetojnë shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të rilindjes dhe qeverisë së tij.
Takimi duket se është ndikuar edhe nga këto zhvillime. Por edhe nga zhvillimet në vetë Partinë Socialiste.
Deputetja Koçeku ka braktisur Rilindjen. Por ka qenë edhe ish kryetarja e parlamentit Elisa Sipropali që ka bërë publike një platformë që kërkon ndarjen e partisë nga shteti dhe garantim zgjedhjesh të lira dhe të ndershme.
Për këtë platformë nuk është e qartë nëse do të diskutohet në mbledhjen e radhës.