Dosja 'Partizani', pengmarrje politike e nisur nga Sorosi - Malltezi: Jemi në të drejtën tonë e do të përballemi
‘Kemi të bëjmë me një pengmarrje politike, ’ tha Jamarbër Malltezi në një prononcim për median pasi doli nga seanca gjyqësore në GJKKO në lidhje me dosjen ‘Partizani’ ku sot dëshmoi dhe ish presidenti Bamir Topi dhe Urim Muja, i cili ka pasur rolin e drejtorit të sektorit të shitjeve pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në varësi të Ministrisë së Financave.
Malltezi tha se prokurorët politikë kanë gënjyer dhe këto janë pjesë të 35 falsifikimeve të prokurorëve politikë që janë tashmë pjesë në librin 'Procesi politik ndaj liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë', tashmë mund të gjendet dhe në Amazon.
Në fund të deklaratës Malltezi theksoi se ‘ ne jemi në të drejtën tonë dhe do përballemi me të gjithë këto plehrat që ka emëruar Edi Rama kudo që t'i ketë emëruar”
Unë i referova para gjykatës së ish-presidentit Bamir Topi, shkresën nga vetë Shtabi i Përgjithshëm i 2022-shit kur këto njoftojnë që as në 2006 nuk ka qenë. Pra, kur nuk ka qenë në 2004, nuk ka qenë në 2006-n, nuk ka qenë në 2007-n, nuk mund të dilte nga plani i 2007-s. Pra, çfarë tregon? Që ish-ushtarakët e kanë gënjyer presidentin, ish-presidentin Topi, sikur ka dalë nga plani i përhapjes së 2007-s.
Kjo ishte një pasaktësi që kishte të bënte por... u sqarua. Kemi dekretin e presidentit dhe e sqaroi dhe aty, që nuk mund të hyjë apo të dalë prona nga plani i përhapjes pa dekret të presidentit. Kështu që ishte një falsifikim që ja kanë dhënë ushtarakë të tjerë presidentit.
Nga zoti Muja gjithashtu ne sqaruam situatën sipas të cilës të gjithë familjet pronare kishin shumë herë më tepër prona aty, dhe një pjesë toke rreth 850 metra katrorë që nuk ishte pjesë e familjes pronare, e kërkoi familja Alimemeti që e kishte tokën ngjitur në të.
Sepse familja Alimemeti kishte gati 3000 metra tokë të njohur po jo të kthyer, që ishte pjesë e zënë me ndërtime informale.
Ndaj kërkoi këtë pjesën këtu.
Sepse nuk u bë, kjo është pyetje për familjen Alimemeti, por prokurorët politikë nuk e kanë pyetur, sepse kanë dashur t'ia mveshin Sali Berishës. Këtu kemi të bëjmë me një pengmarrje politike. Një pengmarrje e nisur politike qysh me marrjen e vulës, nga Sorosi, falangat e Sorosit e të gjitha me radhë, nuk kemi ndonjë gjë të re. Kemi të bëjmë me pengmarrje politike të vulës, të logos, arrestin shtëpiak të Sali Berishës e të gjitha me radhë.
Po të kemi parasysh, kemi dhe një dokument tjetër e cila qoftë edhe për pjesën 857 metra që e diskutonin, ja tek e keni vërtetimin nga hipoteka që kjo pjesë edhe sot e kësaj dite është shtet.
Pse familja Alimemeti nuk arriti që të merrte kompensimin fizik sipas ligjit që ekzistonte asokohe, nuk e di, duhet pyetur familja Alimemeti. Por kjo cep toke dhe sot e kësaj dite figuron pronë shtet. Kështu që prokurorët politikë kanë gënjyer dhe këto janë pjesë të 35 falsifikimeve të prokurorëve politikë. Siç kemi parasysh, siç ua kam thënë më herët, libri 'Procesi politik ndaj liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë', tashmë mund të gjendet dhe në Amazon. Mund të gjendet në Amazon, qoftë në botim fizik, si libër fizik, qoftë në versionin Kindle. Ne jemi në të drejtën tonë, jemi palë pronare, na kanë hyrë në gjynah këto prokurorë të cilët e konsiderojnë Edi Ramën dhe Yuri Kim-in ‘Zot;.
Por, ne jemi në të drejtën tonë dhe do përballemi me të gjithë këto plehrat që ka emëruar Edi Rama kudo që t'i ketë emëruar."
Seanca do të vijojë më 14 shtator me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë.