Të paktën 25 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi
Të paktën 25 persona humbën jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Indinë veriore dhe verilindore gjatë fundjavës, thanë zyrtarët sot, duke pasur frikë se priten më shumë shira në ditët në vijim.
Të paktën 15 persona janë vrarë në incidente të ndara të lidhura me shiun në distriktet Poonch, Rajouri dhe Doda të Kashmirit të administruar nga India, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, tha një zyrtar i lartë i policisë, raportoi Reuters.
Në shtetin verilindor të Nagaland, rrëshqitjet e shumta të dheut të shkaktuara nga shirat e vazhdueshëm kanë vrarë nëntë persona dhe ekipet e shpëtimit kanë gjetur katër trupa, tha një zyrtar i lartë i distriktit.
Në shtetin fqinj të Assamit, një person vdiq në përmbytje, tha organi i shtetit për menaxhimin e fatkeqësive.
Më shumë se 57,000 njerëz në shtatë rrethe të shtetit u prekën nga shirat e rrëmbyeshëm.
"Kushtet aktive të musoneve ka të ngjarë të vazhdojnë në veriperëndim, lindje dhe verilindje të Indisë gjatë gjashtë-shtatë ditëve të ardhshme", tha Departamenti Meteorologjik i Indisë në një postim në rrjetin social X.