Botërori 2026 thyen çdo rekord! Mbi 6.8 milionë tifozë në stadiume, FIFA publikon shifrat historike

Kupa e Botës 2026 nuk hyri në histori vetëm si edicioni i parë me 48 kombëtare, por edhe si turneu me një nga pjesëmarrjet më të mëdha të tifozëve në stadiume.

FIFA ka publikuar shifrat zyrtare, të cilat konfirmojnë suksesin e jashtëzakonshëm të kompeticionit të organizuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Në total, plot 6,810,996 spektatorë ndoqën nga afër 104 ndeshjet e zhvilluara gjatë turneut, duke regjistruar një mesatare mbresëlënëse prej 65,490 tifozësh për çdo takim.

Edhe më impresionues është fakti se stadiumet u mbushën në 99.7 për qind të kapacitetit të tyre, një tregues i qartë i interesimit rekord që ngjalli Botërori i parë me formatin e ri me 48 skuadra.

Shifrat e publikuara nga FIFA konfirmojnë se zgjerimi i turneut ka rezultuar një sukses jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë organizativ dhe ekonomik.

Interesi i madh i tifozëve nga e gjithë bota e shndërroi Botërorin 2026 në një nga eventet sportive më të ndjekura ndonjëherë, duke vendosur standarde të reja për edicionet e ardhshme.